Policia e Tiranës në zbatim të planit për  vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për vepra penale ka arrestuar dy persona.

Në pranga ka rënë F.H., 33 vjeç, i shpallur në kërkim policor për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe  N.Ç., 50 vjeç, (i dënuar më parë), pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 muaj burg për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të shpallur në kërkim për vepra penale.

Policia fton çdo qytetar që ka informacion për vendndodhjen e personave te shpallur në kërkim apo të dënuar, mund të telefonoj falas në numrin 112./tvklan.al