“Ka rënë imuniteti pas mbrojtjes nga vaksinat”

Rastet e infektimeve me koronavirus në vendin tonë po vijojnë të rriten. Kjo situatë nuk është aspak surprizë për ekspertet e fushës, të cilët thonë se gjithçka ishte parashikuar.

“Kemi një rikthim të shfaqjes së pozitivitetit, por jo në nivelin e  alertit. Kemi rikthim sepse ka lehtësim të masave… Është një situatë e pritshme…”

Një tjetër faktor në rritjen e numri të të infektuarve është edhe ulja e imunitetit pas kalimit të disa muajve nga vaksina.

Ditët e fundit janë dyfishuar rastet e shtrimeve në spital dhe rikthyer vdekjet.

Specialitet rekomandojnë injektimin e dozave të vaksinës, me një interval 5 muaj ndërmjet çdo doze. Aktualisht 46% e popullsisë shqiptare është e imunizuar me një dozë dhe 45,8% me dy doza.

Tv Klan