Artan Simaku: 5% e rasteve me COVID-19 janë të ardhur nga jashtë

Qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm pavarësisht moshës, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 javët e fundit. Sipas ISHP, personat e infektuar gjatë kësaj periudhe janë të pavaksinuar ose kanë qenë me një dozë vaksine.

Nga rastet që janë evidentuar pozitive, kryesisht kanë qenë persona të pavaksinuar, pra mosha e tyre paraqet dy kulme: një kulm në moshën 20 dhe 40 vjeç dhe gjithashtu kanë qenë persona të moshës 60-80 vjeç që duhej të ishin vaksinuar”, tha epidemiologu Artan Simaku.

Po ashtu nuk kanë munguar edhe rastet e personave që kanë ardhur nga jashtë në vendin tone të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Rreth 5% e rasteve janë persona të huaj që kanë ardhur në vendin tonë me pushime”.

Për shkak se varianti “Delta” po bëhet dominues në shumë vende të botës, në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast zyrtar, por ISHP bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Në stinën e Vjeshtës parashikohet qarkullim intensiv i koronavirusit. Është i rëndësishëm vaksinimi sepse është vërtetuar tashmë nga shumë studime që edhe nga varianti Delta i cili është momentalisht në qarkullim në kontinentin europian, duhet të jenë të vaksinuar me të dy dozat që të jenë të mbrojtur nga ky variant”, tha Simaku.

Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen, me një mjet identifikimi mund të shfrytëzojnë javën e vaksinimit të hapur deri të dielën.

Klan News