ISHP: Jemi në pikun e valës së gripit


ISHP: Jemi në pikun e valës së gripit

15:19 19/01/2023

Epidemiologu: 16 mije raste në javë me infeksione respiratore

Rastet më grip kanë arritur pikun, duke shënuar mijëra raste në ditë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik situata do të vijojë e tillë deri në fund të Janarit.

“Jemi në pikun e qarkullimit të viruseve të gripit, prej rreth 3 javësh ka mbizotërim të theksuar të qarkullimit të gripit ndaj qarkullimit të Covidit. Aktualisht jemi në nivelin e rreth 16 mijë raste me infeksione respiratore në javë. Në vijim parashikohet një trend përsëri i lehtë në rritje”, është shprehur Simaku.

Sipas epidemiologu infeksionet janë në të gjitha grupmoshat.

“Gripi në momentin fillestar të qarkullimit mbizotëronte në moshën pediatrike, por tani mbizotëron në të gjitha grupmoshat. Pra është i përhapur në të gjitha grupmoshat e popullatës. Qarkullon në modelin e tij të zakonshëm stinor. Pra njëlloj si në vitet para pandemisë. Gripi ka aktivitet gjeografik të përhapur në të gjithë vendin”, ka thënë epidemiologu.

Simptomat janë të ngjashme dhe me covidn dhe gripin, por personat me grip bëjnë temperaturë më të lartë e cila nis menjëherë me mbi 38-39 gradë Celsius.

Klan News









Të ngjashme