Shqipëria nuk ka asnjë rast të sëmundjes virale Ethja e Nilit Perëndimor. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se prej dy vitesh në vendin tonë nuk ka asnjë rast të kësaj sëmundje.

Ekspertët thonë se prej vitit 2011 në Shqipëri është vendosur survejanca për zbulimin e hershëm të Etheve të Nilit Perëndimor në të gjithë vendin dhe sidomos evidentimin e infeksioneve të sistemit nervor qëndror të shkaktuar prej tij.

Në situatën aktuale, ku rajoni ka regjistruar raste fatale të prekur nga virusi i Nilit, ISHP në bashkëpunim me Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve ka përcaktuar masat për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje.

Ata kanë përforcuar survejancën në të gjithë vendin e veçanërisht në pikat kufitare, ndërsa kanë vënë në gadishmëri laboratorin e virologjisë në ISHP.

Tv Klan