Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar që ka qenë në kërkim prej 17 vitesh. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ishte arratisur nga burgu i Koridhalos në Shkurt të vitit 2003.

48-vjeçari shqiptar u ndalua gjatë kontrolleve policore në zonën e Sagiadha. Në momentin e arrestimit, raportohet se ai nuk ka bërë rezistencë. Shqiptari ka qenë i dënuar me 7 vite burgim nga gjykata greke për akuzën posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

48-vjeçari do të përballet sërish me drejtësinë greke dhe do të dërgohet prapa hekurave për të vuajtur vitet e mbetura të dënimit, si dhe do të gjykohet për arratisjen nga burg. /tvklan.al