Një 66-vjeçar i dënuar me 12 vite burg është arrestuar nga Policia e Shkodrës. Autoritetet sqarojnë se 66-vjeçari Prend Kola ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë për mashtrim.

Bëhet me dije se prangosja e tij është bërë në Shkodër, por kërkimet kishin nisur nga Policia e Tiranës.

Po ashtu këtë mengjes është vënë në pranga nga Policia e Tiranës një 23-vjeçar me iniciale J.L. dhe është proceduar babai i tij A.L. 49 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit vëllezërit A. Xh dhe M. Xh../tvklan.al