Një 48- vjeçar ka rënë në pranga nga policia e qytetit të

Durrësit pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai ishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg për trafik të

lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim. 48-vjeçari u kap pas punës

kërkimore të Policisë Durrës dhe Interpol Tiranës.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi

drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës

penale  “Trafikim i lëndëve narkotike,

kryer në bashkëpunim ”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore

të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e

Interforcës të Policisë italiane,  pas

informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi

drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:• A.D., 48

vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi A.D., 

ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi  Gjykata Parto/Itali, më  datë 27.06.2019,  e ka dënuar me 13 vjet  e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës

penale  “Trafikim i lëndëve

narkotike, kryer në bashkëpunim “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës

së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.