Australi- Një i ri ka qenë duke fjetur në banesë, por është përballur me një ngjarje të tmerrshme.

Tony Kenwright ishte në gjumë në shtëpinë e tij Bucasia, në veri të Queenslandit ku një gjarpër ka hyrë në dritaren e tij të dhomës së gjumit dhe e ka pickuar në fytyrë.

“Isha shtrirë në krevat dhe sapo ndjeva diçka në fytyrë kërceva direkt, vrapova për të parë veten se çfarë ëmë kishte ndodhur”

, ka thënë ai.

Kenwright është transportuar me urgjencë në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore.

Mackay Brett Modra, i cili punon në një qendër ku mbahen zvarranikët, tha se në këtë periudhë të gjithë banorët e zonës duhet të bëjnë kujdes, pasi temperaturat e larta kanë ndryshuar sjelljen e tyre.

/tvklan.al