SHBA- Një vogëlush ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë në momentin që u pickua nga një gjarpër. Nëna e tij, Carrie Arnold nga Kurten, Teksas në fillim mendoi se djali ishte pickuar nga bleta, pasi këmbët nisën të enjten me shpejtësi dhe ai kishte dhimbje të forta.

Ajo e dërgoi djalin në spitalin më të afërt dhe mjekët i treguan se ishte pickuar nga gjarpri. 8 –vjeçari qëndroi dy ditë në spital ku mori ndihmën e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët e spitalit kanë thënë se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet kur personat pickohen nga gjarpri.

/tvklan.al