Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, ishte i pranishëm në studion e “Opinion” këtë të hënë ku foli për aksionin e opozitës në parlament.

Teksa u pyet nga Blendi Fevziu se kujt partie i përkasin deputetët demokratë pasi Lulzim Basha thotë se nuk janë të PD-së, Bardhi u përgjigj duke u shprehur se Basha ishte “duke ngrënë byrek në shtëpi sot”.

Sipas Bardhit, Basha duhej të ishte në parlament sot për të bërë betejë së bashku me kolegët e tij.  


Blendi Fevziu: Ju jeni të PD-së se Basha thotë nuk jeni të PD-së?

Gazment Bardhi: Nuk e cakton zoti Basha. Po ta caktonte zoti Basha e zoti Rama ne nuk ishim as opozitë, as PD. Do ishim në shtëpi, siç kanë vendosur një pjesë e kolegëve përfshirë zotin Basha që sot në vend se të vinte të bënte betejë me ne për komisionin hetimor të sterilizimit, check-up se i kemi bërë beteja në PD prej vitesh.

Blendi Fevziu: Zoti Basha? Jo ai, ishte duke ngrënë byrek sot.

Gazment Bardhi: Po ishte duke ngrënë byrek dhe ishte në shtëpi. Zoti Rama mund të dojë opozitë që ha byrek, por ne nuk na kanë mandatuar qytetarët që të hamë byrek, na kanë mandatuar qytetarët që të kryejmë detyrën tonë, misionin kushtetues, të kontrollojmë mazhorancën./tvklan.al