Një 56-vjeçar ka vdekur pasditen e sotme ne Bulqizë. Sipas informacioneve paraprake 56-vjeçari me iniciale R.M. ka qenë duke gjuajtur peshk në lumin Drin.

Deri tani mësohet se ai po peshkonte me gjenerator, ka rënë në kontakt rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Edhe pse është dërguar në spitalin e Bulqizës nuk ku mundur dot të shpëtojë. Policia sqaron se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor./tvklan.al