Një 68-vjeçar nga Korça është mbytur sot në plazhin e Zvërrnecit.

Policia e Vlorës në njoftimin paraprak bën me dije se ngjarja ndodhi orës 10:30, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”.

Viktima, me inicialet S.Dh., dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë. Ai vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë. /tvklan.al