Gjatë qëndrimit të tij në “Love Island Albania”, Sergei shprehu pëlqim ndaj Ildës. Në intervistën për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ish-konkurrenti shpjegon më në detaj cilat ishin tiparet që e tërhoqën drejt saj.

Sergei: Ilda më tërhoqi se e kishte atë karakterin e fortë, kishte atë mënyrën e artikulimit. Gjithë ditën rrinim bashkë dhe mendoj se u afeksionova shumë shpejt.

Aldo: Pra një vajzë po të ketë mënyrën e artikulimit kam pëërshtypjen që të mori në qafë.

Sergei: Mundet.

Mes të tjerash, Sergei u pyet edhe për konkurrentin që nuk do të donte të ishte në garë dhe përgjigjja e tij ishte Stivi.

Aldo: Inate çunash apo…?

Sergei: Jo, thjesht nuk po… mund ta them, e luante lojën, e kishte humbur esencën fare dhe dukej shumë i shtirur. E kishte humbur esencën e lojës aty brenda, të dashurosh ose të shprehësh ndjenja tamam, thjesht e bënte shumë të shtirur./tvklan.al