Një 55-vjeçar është raportuar i humbur dhe dyshohet se ka rënë në lumin e Bistricës. Ngjarja ka ndodhur pasditen  e djeshme në Sarandë. Policia thotë se 55-vjeçari me iniciale A.Sh. dyshohet se po kalonte nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh kur e mori rrjedha e lumit.

Gjatë këtij momenti, ai ka qenë së bashku me djalin e tij 15-vjeçar. Ky i fundit ka deklaruar në polici se babai ishte nën efektin e alkoolit kur u rrëzua në lumë.

Nga informacionet e deklaruara në polici, 55-vjeçari u hodh për të kaluar lumin me qëllim që të dilte në anën tjetër. Dyshohet se mund ta ketë marrë rrjedhja e ujit pasi dalja në det është 1 km larg.

Në orët e mbrëmjes të së dielës nisën kërkimet për gjetjen e trupit të 55-vjeçarit, por ende nuk është gjetur. Kërkimet e autoriteteve janë në vijim.

/tvklan.al