36-vjeçari Elius Thartori i dënuar me 10 vjet burg për vrasje

Një ish-mësuese fiskulture është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen ’10 Korriku’ të Vlorës.

Banorët i kanë thënë policisë se gjatë sulmit me armë është dëgjuar dhe një shpërthim. Policia ka sekuestruar kamerat pranë zonës ku ndodhi krimi për të hedhur më shumë dritë rreth dinamikës së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve. Dyshohet se ai Elius Thartori është qëlluar nga rruga, në një distancë rreth 60 metra. Në hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës policia ngriti disa postblloqe.

Mësohet se 36-vjeçari ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për vrasje. Dyshimet e para të policisë janë se krimi mund të ketë ndodhur për hakmarrje. I riu kishte jetuar prej vitesh jashtë shtetit dhe nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer në Vlorë.

Tv Klan