Motra e 26-vjeçares që u përdhunua në Vlorë është në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan. Duke ruajtur anonimatin, ajo ka pranuar të rrëfejë versionin e saj të historisë. Pretendimi i saj i parë është se tre djemtë që kanë përdhunuar 26-vjeçaren kanë qenë në dhomë natën e ngjarjes, ndryshe nga ajo që thuhet në dëshmitë e tyre se “kanë hyrë dhe dalë nga dhoma”.
Familjarja thotë se kur ka shkuar në spital pas lajmërimit nga mjeku, e ka gjetur motrën në gjendje kome dhe nxirrte shkumë nga goja. Motra e saj pretendon se lënda narkotike që i është hedhur në pije ka qenë pa konsensusin e saj.
Familjarja: Motra ishte në gjendje kome dhe vetëm shkumë nga goja, as jepte, as merrte. Takova doktorin dhe tha “ka ardhur në gjendje kome, pa ndjenja, ka ardhur në gjendje shumë të keqe. Unë kam bërë të pamundurën për të”.
Blendi Fevziu: Çfarë dyshimi kishin mjekët? Të lëndëve narkotike, të ndonjë lloj helmimi? Pra, flas për atë që kishte pirë, jo për pjesën e dhunimit.
Familjarja: Po. Dhe pije alkoolike dhe lëndë narkotike kanë pirë atë natë.
Blendi Fevziu: Motra të tha nëse lëndën narkotike e kishin konsumuar me konsensus, me dëshirë apo i është hedhur nga dikush? Cili ishte pretendimi i motrës?
Familjarja: I është hedhur nga dikush se motra ime nuk konsumonte, nuk ishte e kësaj rruge dhe unë fajin të gjithë ia hedh personit që motra ime ka qenë e lidhur me të. Ai është fajtori kryesor që ia bëri motrës time këtë./tvklan.al