Ishte në kërkim, arrestohet 40-vjeçari në Lezhë



Ishte në kërkim, arrestohet 40-vjeçari në Lezhë

13:55 18/08/2021

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 40-vjeçarin, Elton Gjini, i cili prej kohësh ka qenë në kërkim.

Sipas autoriteteve bëhet me dije se Gjini ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim  për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Nga dënimi i marrë 40-vjeçari ka për të kryer dhe 6 muaj burg.

Ngjarja ka ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë  një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë./tvklan.al








Të ngjashme