Një shqiptar që ishte shpallur në kërkim në Zvicër për trafik droge, e më pas urdhri i arrestit u bë ndërkombëtar është arrestuar pasditen e djeshme në Itali.

Mediat në vend bëjnë me dije se 27-vjeçari me orgjinë nga Shqipëria është prangosur teksa ishte duke zbritur nga treni në Ankona.

Ai iu nënshtrua një kontrollli rutinë nga efektivët, por u zbulua se ishte në kërkim ndërkombëtar për një dënim të pakryer në Zvicër.

I riu u dërgua në burgun Montacuto dhe tashmë do përballet me gjykatën e Apelit. Policia ndërkohë njofton se gjatë gjithë ditës së djeshme janë kryer më shumë se 600 kontrolle të udhëtarëve dhe janë arrestuar dhe persona të tjerë./tvklan.al