Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë. Autoritet sqarojnë se arrestimi i E.D. është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

40-vjeçari mësohet se prej kohës banonte në Vlorë dhe i fshihej drejtësisë italiane, por ka rënë në gjurmët e policisë dhe është prangosur.

E.D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian.

40-vjeçari rrezikon një dënim deri në 14 vjet burgim./tvklan.al