Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet në një njoftim për mediat, sqaron se është arrestuar 44-vjeçari me iniciale B. R banues në Doberçan të Kosovës.

Ai është ndaluar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.

44-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprat penale  “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. 

Tashmë ai do të ekstradohet drejt Francës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./tvklan.al