Policia e Shkodrës ka arrestuar sot 45-vjeçarin Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg.

Domi Vuksani mësohet se fshihej në Shkodër, por policia ka arritur që të zbulojë vendndodhjen e tij dhe ka bërë të mundur prangosjen./tvklan.al