Policia e Lezhës ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim. Mësohet se në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale E.D., banues në Mirditë.

Policia e Lezhës bën me dije se i riu ishte i shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Blutë e Lezhës sqarojnë se 29-vjeçari, në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë vjedhur një automjet./tvklan.al