Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pirg, ku një makinë tip “Benz” ka marrë papritur flakë teksa ka qenë duke lëvizur.

Mjeti drejtohej nga R.O. banues në Tiranë, por mësohet se fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Deri tani nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik në mjet./tvklan.al