Ishte në pritje të një fëmije, gruaja shokohet kur lind pesënjakë

Një nënë e cila priste të lindte një fëmijë të vetëm, i befasoi mjekët duke lindur pesënjakë.

Phool Jahan, nga India, kishte tashmë një vajzë katërvjeçare dhe shpresonte për një djalë të vogël, por u kthye në shtëpi me pesë foshnja të mëdha.

Pesë foshnjat, tre vajza dhe dy djem, lindën në spitalin Sadar në Bihar, Indinë lindore, ku u vendosën në ventilatorë.

Që nga lindja, pesënjakët kanë qenë nën mbikëqyrjen mjekësore në Repartin e Kujdesit Intensiv. /tvklan.al