Disa ditë më parë u nda nga jeta regjisori Vladimir Prifti. Bota e kinemasë humbi një aset të jashtëzakonshëm por që do mundet ta kujtojë përmes filmave të tij.

Përveçse një artisti, shumë kolegë humbën edhe një mik si Vladimir Prifti. I ftuar në “Rudina”  në Tv Klan, aktori Mevlan Shanaj rrëfen bisedën e fundit me mikun e tij përpara se të ndërronte jetë.

Mevlan Shanaj: E kisha mik. T’i lëmë këto, deri ditën e fundit, biles këto ditë që isha në spital u lidhëm, unë s’isha këtu, u lidhëm në telefon dhe ishte optimist. U lidhëm 2-3 herë dhe “ja do dal”, tha dhe “aty te kafja”. Jemi dhe komshinj dhe kafen e pinim bashkë. Ne nuk na mbarojnë ëndrrat, ne vazhdojmë të ëndërrojmë, ju duhet ta dini. Ne vazhdojmë të ëndërrojmë./tvklan.al