Policia në ishullin Arran në Skoci nisi menjëherë kërkimet, pasi familja e shpalli të zhdukur Fireun Hunter. 17- vjeçari ishte larguar nga shtëpia të shtunën në 30 Mars. Trupi i tij i vdekur është gjetur pasditen e së hënës.

Adoleshenti u pa për herë të fundit nga motra e tij në shtëpinë e tyre në afërsi të zonës së Whiting Bay rreth orës 11:15.

Policia skoceze konfirmoi se trupi i Fireun u gjet pranë Glenashdale Falls, Whiting Bay, rreth orës 17:00 të hënën. Lidhur me ngjarjen nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

“Policia është duke hetuar lidhur më ngjarjen dhe ende nuk ka një person të dyshuar që mund të jetë implikuar”.

Miqtë e të riut kanë shprehur ngushëllimet tek familja e Fireut si dhe në rrjetet sociale. “

Jam shumë i trishtuar nga humbja e mikut tim, ishte një djalë shumë i zoti dhe iku shumë i ri nga kjo jetë”.

/tvklan.al