Ishte shpallur në kërkim, çfarë u gjet në shtëpinë e 38-vjeçarit



Ishte shpallur në kërkim, çfarë u gjet në shtëpinë e 38-vjeçarit

08:53 18/02/2021

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në banesë dhe dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit H. F., të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 39 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin H. F., 38 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al







Të ngjashme