Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet italiani

Posta

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet italiani

20:40 10/05/2019

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas italian, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga ka rënë M. N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali. 

“Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 Nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”. Gjithashtu më 26 Korrik 2014 është ndaluar me iniciativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjendje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion”,

njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një automjet,  dy aparate celular dhe dokumenta. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.

 


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi