Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga 42- vjeçarit

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga 42- vjeçarit

09:58 13/06/2019

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 42- vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni. Policia bën me dije se pas informacioneve të marra në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

42-vjeçarin shqiptar ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT