Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Zef Boçi, 55 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 12.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura, në ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Këneta e Balldrenit” është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gjin Ndoci, 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë./tvklan.al