Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se 36-vjeçari  M.H. është arrestuar “bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi ‘Shqiponja’”.

Pas këtyre informacioneve forca të shumta kanë shkuar në vendin ku lëvizte i kërkuari dhe kanë arritur ta arrestojnë.

Ky person ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta I. L./tvklan.al