Një 48-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për prodhim të lendëve narkotike është vënë në pranga. Policia e Vlorës bën me dije se “T. Q., 48 vjeç, banues në Fier, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 17.12.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ku person ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më datën 31.10.2011, në lagjen nr. 1 Sarandë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në një automjet, një sasi prej 127 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al