Takimi i parë me Deas dhe Reit nuk ka shkuar siç duhet, kështu të paketën mendojnë disa nga konkurrentët. Sot në “Talk Love Story”, dy protagonistët e takimit janë shprehur se ata kanë ndjerë emocion, por Albioni ka thënë që nuk pa emocion.

Kjo është kundërshtuar nga Rei, i cili ka kërkuar shpjegime dhe ka debatuar më të.

Dea: Ishim pak më të distancuar tek darka dhe pak më të afruar tek Zip Line. Nuk ishte takim pa ndenja dhe emocione.

Rei i drejtohet Albionit: Më fal, ishte me termometër dhe mate nxehtësinë se ishte aty.

Albioni: E harrova tek ti termometri. E thash tamam si ishte. Ishte takim kot.

Rei: Më thuaj si e mate nxehtësinë.

Albioni: E pash.

Daniela: ishte pa lidhje kjo që po thua ti tani. E para e punës t’i e ke ofenduar Dean që ditën e parë që ke ardhur këtu. Je në ajër.

Rei: Aspak.

Dea: Nuk jam ofenduar. Nuk jam ofenduar. Nuk e kuptoj pse e thua këtë.

Daniela: Është ofendim të të thotë dikush rri në ajër. Më fal si do të thotë kjo.

Dea: Unë punoj si stjuardesë dhe nuk e quaj ofendim.

Ndërkohë dy opinionistet janë shprehur se takimi i parë mes Deas dhe Reit, nuk ishte i keq, por sërish mendojnë se mes tyre ka pasur emocion./tvklan.al