Brigitte dhe Emmanuel Macron janë një nga çiftet më interesantë të politikës botërore. Presidenti i Francës u dashurua me Brigitte kur ishte vetëm 16 vjeç dhe në atë kohë ajo ishte mësuesja e tij. Mes tyre ka një diferencë 25-vjeçare.

Brigitte ishte një grua e bukur, e martuar me një bankier me të cilin ka 3 fëmijë. Ajo braktisi babain e fëmijëve për një nga nxënësit e saj, Emmanuel, i cili ishte në klasë me një prej fëmijëve të Brigitte.

Historia e plotë e dashurisë së çiftit presidencial pritet të zbulohet në një libër që do të dalë në treg ditët në vijim. Gazetarja Sylvie Bommel, e cila shkruan për gazetën “Le Journal du Dimanche”, do të nxjerrë në shitje librin “Ai ishte vetëm 17 vjeç” në lidhje me historinë e Brigitte dhe Emmanuel Macron.

Gazetarja e paraqet Brigitte Macron si “Zonjën Bovari” të kohëve moderne. Vajza e Brigitte, Laurence, ishte në klasë me Emmanuel dhe një ditë kur po ktheheshin nga shkolla i tha të ëmës: “

Mami, në klasën tonë është një djalë i çmendur që di gjithçka për çdo gjë”

. Me kalimin e kohës ata u njohën dhe Emmanuel i shprehte dashurinë mësueses së tij duke përdorur librat si burim frymëzimi, sikurse është “Zonja Bovari”.

Kur Emmanuel hyri në jetën e Brigitte, ajo ishte e martuar me bankierin Andre Ozie për 20 vite. Në libër, gazetarja e përshkruan ish-bashkëshortin e Brigitte si një njeri të zgjuar dhe të sjellshëm, por të mërzitshëm. Një mikeshë e Brigitte Macron thotë:

“Ishte shumë indiferent. Ndërsa ajo gjithmonë shkëlqente”. 

Ozie nuk dihet nëse është martuar përsëri dhe asnjëherë nuk ka komentuar publikisht ish-bashkëshorten e tij Brigitte.

Emmanuel dhe Brigitte Macron u martuan në vitin 2007. Brigitte ishte 54 vjeç dhe Emmanuel 29. Diferenca e madhe e moshës për ta nuk kishte vlerë, përkundrazi ishin shumë të lumtur. /

tvklan.al