Një statujë romake që daton nga shekulli i parë para Krishtit është gjetur pothuajse një dekadë pasi ishte vjedhur nga një vend arkeologjik në Itali. Dy oficerë italianë hasën skulpturën, e cila është një njeri pa kokë, në një dyqan me sende antike në Belgjikë.

Duke qenë se kishin dyshime për origjinën e saj, kontrolluan një bazë të dhënash të objekteve të vjedhura dhe zbuluan se statuja “Togatus” ishte zhdukur që prej vitit 2011. Skulptura besohet të jetë me vlerë rreth 100,000 €.

Oficerët italian shin në kryeqytetin belg Bruksel për një hetim të veçantë në fillim të këtij viti. Më tej pas hetimeve u konfirmua se statuja ishte vjedhur në periferi të Romës në Nëntor 2011.

Tashmë statuja është marrë nga autoritetet belge dhe është kthyer në Itali, në vendin ku ishte para se të vidhej./tvklan.al