Trupi i pajetë i një të riu është gjetur këtë të shtunë brenda një tuneli, në fshatin Gjuras të Bulqizës. Burime paraprake për

ABC News

 thonë se trupi gjysmë i dekompozuar, dyshohet se i përket Artur Lleshit, pasi pranë tij është gjetur një kartë identiteti me të dhënat e këtij të fundit.

31-vjeçari ishte larguar nga shtëpia që prej muajit Korrik dhe familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e tij në polici.

Mbetet e paqartë mënyra sesi e ka humbur jetën i riu. Autoritetet policore mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes.

/tvklan.al