Ishujt dhe balenat

Ishujt dhe balenat

23:14 29/03/2018

Mishi i balenave përmban sasi të lartë merkuri dhe një sërë substancash të tjera toksike. Kush ushqehet me mishin e tyre vuan nga një ulje e ndjeshme e kapacitetit mendor, një koficent të ulët të inteligjencës dhe një rrezik të shtuar për t’u prekur nga sëmundja e Parkinson.

Ky është rezultati i studimeve 5 vjeçare të Mike Day, një regjisor i ri skocez, i cili më një buxhet shumë të ulët ka realizuar një dokumentar mbi gjigandët e detit dhe masakrimin e tyre në ishujt Faroe, i cili transmetohet për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë qëndrimit në ishujt e Danimarkës, ku për traditë vriten në mënyrë barbare balenat, të cilat shërbejnë si ushqim për banorët, ai ka zbuluar dhe jep një argument të fortë për t’i shpëtuar ato, jo vetëm nga gjahtarët, por edhe nga ndotja. Dokumentari

“The Island and the Whales”

pritet të ketë një jehonë të madhe ndërkombëtare për shpëtimin e species dhe ndaljen e vrasjes dhe konsumit të tyre.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi