Ishulli i thotë lamtumirë orës

Ishulli i thotë lamtumirë orës

09:30 22/06/2019

Një ishull në Norvegji i thotë lamtumirë kohës dhe orës. 300 banorët e qytezës së peshkatarëve Sommaroy, kanë vendosur të eliminojnë oraret dhe këtij rregulli duhet t’i përshtaten edhe turistët. Arsyeja e këtij vendimi sipas tyre varet pikërisht nga kushtet e Arktikut, ku në bazë të stinëve ditët janë në errësirë ose dritë totale. Në stinën e verës në veri të botës, dielli nuk perëndon për 60 ditë me radhë dhe e kundërta në dimër, duke bërë që ora dhe koha të bëhen të panevojshme.

Objektivi i kësaj iniciative është pikërisht fleksibiliteti për banorët, por edhe turistët që çdo vit vizitojnë ishullin, që njihet për plazhet e bardha. Dhe pikërisht këta të fundit, në momentin që shkelin në territorin e tyre, duhet të lenë orën e tyre në urën që shënon kufirin e hyrjes.

Nisma për disa është skeptike, pasi mund të krijojë probleme në oraret e restoranteve, të shërbimeve, apo dhe mjeteve të transportit. Por gjithsesi, ndërkohë janë edhe qyteza të tjera si Finmark dhe Nordland që po mendojnë të aplikojnë të njëjtën gjë, pra të eliminojnë dhe të çlirohen nga koha dhe ora.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi