Ishulli i vogël gjerman, i quajtur Oland, është i njohur për shumë llojshmërinë e zogjve që ndodhen aty, por tashmë edhe për numrin e vogël të popullsisë.

Një tokë thuajse e braktisur, ku kushtet e jetesës janë shumë të vështira për shkak të erërave të forta dhe nivelit të ujit që rritet sa herë moti përkeqësohet.

Ata nuk kanë një sistem të mirëfilltë për t’u mbrojtur pasi që nga viti 1 900 aty nuk është bërë asnjë investim. Një pjesë e konsiderueshme e tokave në ishull janë të mbuluara nga uji.

Edhe pse në këto kushte, banorët e ishullit shprehen se janë shumë të lumtur me jetesën atje, por e vetmja gjë që i shqetëson është se njerëzit po pakësohen dhe druhen se ishulli do të mbetet pa asnjë banor. Aty nuk ka asnjë lindje dhe askush nuk shkon për të jetuar prej vitesh tashmë.

Klan Plus