
Ishulli në kërkim të dëshpëruar për banorë
19:23 30/12/2017
Banorëve të një ishulli të vogël në skocez u është kërkuar që të tërheqin njerëz të rinj, me shpresën se do të mund të shtojnë popullsinë, pasi të gjitha tentativat e tjera kanë dështuar.
Ishulli i Canna, në Hebrides ka vetëm 15 banorë, pavarësisht një konkursi botëror për të tërhequr njerëz, ku u regjistruan me qindra aplikime.Sipas asaj që shkruan "DailyMail", ky ishull i vogël, që ndodhet në jug të Skye, zuri faqet e para të mediave botërore në 2016-ën, kur National Trust for Scotland, bëri një fushatë publicitare, në përpjekje për të gjetur familje të reja që dëshirojnë të jetojnë në këtë ishull të largët.


/tvklan.al