Nisma është ndërmarrë nga qytetarët e Paros në Greqi

Paros, ishulli parajsor grek dëshiron të zhdukë plastikën. Prodhimi i mbeturinave në ishullin Paros shpërthejnë gjatë verës, kur mbi 400.000 turistë bashkohen me një popullsi lokale prej vetëm 13.000 banorë.

Mbeturinat plastike janë lehtësisht të dukshme në ujërat e Parosit. Vetëm një ecje në bregdet të befason me pafundësinë e mbetjeve që mund të mblidhen me grushta. Në kulmin e sezonit turistik, kafenetë përdorin rreth 1.000 gota plastike në ditë. Gjithashtu, mijëra shishe uji përdoren çdo 24 orë, duke e bërë plastikën të jetë dominuese në përditshmëri.

Gjithsesi, banorët e këtij ishulli kanë ndërmarrë një nismë tepër sfiduese në mbarë vendin, mospërdorimin e plastikës dhe “zhdukjen” e saj. Ata thonë se nuk do ta përdorin këtë material në jetën e tyre të përditshme dhe nga ana tjetër do të përpiqen të senzibiliozojnë bizneset të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk dihet sa e suksesshme do të jetë nisma, e ndërmarrë vetëm nga qytetarët dhe a do të gjejë ajo edhe mbështetjen e autoriteteve.

Rreth 95% e mbeturinave në Mesdhe janë plastike dhe mendohet se situata do të ndryshojë për keq, në vetëm 3 vitet e ardhshme.

Sistemi grek i administrimit të mbeturinave gjatë krizës financiare të vendit pësoi humbje të mëdha. Shkak është riciklimi jo i ndarë, që çon në inefiçencë dhe mbetjet e groposura vend pa vend, veprime këto jo në përputhje me standartet e BE-së.

Klan Plus