Në episodin ditor të transmetuar në orën 18:20 në Tv Klan, ishullorët e Love Island Albania marrin një mesazh ku thuhej: “Ishullorë është koha për garë dhe fitore në lojën: “U mbush kupa”! Ndahuni në 2 skuadra dhe ‘Ama Caffe’ po ju pret”.

Ishullorët u ndanë në dy grupe dhe secili grup kishte një kapiten që u zgjodh nga vetë ata, përkatësisht Amadea dhe Denisi.

Pas ndarjes në grupe mes të qeshurave dhe ngacmimeve ishullorët filluan të luajnë. Grupi fitues u shpall ai që kishte kapitene Amadean.

Në dhomën e ditarit ata u shprehën: “Ne luajtëm drejt dhe pa hile. Ata bënë hile dhe humbën, janë ziliqarë.”

Episodet ditore të Love Island Albania transmetohen çdo ditë në orën 18:20, në Tv Klan.