Shteti Islamik u bën thirrje myslimanëve të kryejnë në Gjermani, sulme të ngjashme si ato në Bruksel, duke vënë në shenjestër zyrën e Kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin dhe aeroportin Këln – Bon, pranë Këlnit.

SITE Inteligence Group, që mbledh informacionit në internet të grupeve të ndryshme terroriste me qendër në SHBA, shkruan se, fotot dhe grafikët e publikuar nga ISIS, përmbajnë parrulla, të cilat nxisin myslimanët të kryejnë akte të dhunshme kundër “armikut të Allahut”.

Policia federale gjermane, e cila mban nën vëzhgim të gjithë militantët me pasaporta gjermane të kthyer nga Iraku apo Siria, thotë se autoritetet janë në dijeni të fotove, por publikimi i tyre nuk bën të nevojshëm masa sigurie shtesë.

Vendet e Europës Perëndimore kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie pas sulmeve të 22 Marsit, në kryeqytetin e Belgjikës, ku humbën jetën 35 persona.

Sipas ekspertëve, pas disfatave të njëpasnjëshme, në Irak dhe Siri, Shteti Islamik ështe shprehur i gatshëm të godasin Europën.

ad.he/Tv Klan