turqi 2

Për policinë turke, dy shpërthimet kamikazë gjatë marshimit paqësor në qendër të Ankarasë janë kryer nga Shteti Islamik. Sipas bilancit zyrtar janë 95 viktima dhe 250 të plagosur, ndërsa për partinë pro-kurde HDP, janë 120 të vrarë.

Ekspertët e terrorizmit thanë se sulmi i ngjan atij që ndodhi në muajin korrik në Suruc, në jug të Turqisë, ku humbën jetën 30 persona, i cili u mor përsipër nga militantët e shtetit islamik.

Televizioni turk TGRT citoi burime të sigurisë, sipas të cilëve një prej kamikazëve, në sulmin në Ankara, është një djalë rreth të 30-ve, ndërsa është zbuluar trupi I dyte, të cilit i mungonte njëri prej gishtërinjve, ku u gjetën gjurmë baruti.

Turqia do të mbajë tre ditë zi kombëtare. Mijëra vetë u mblodhën në qendër të Ankarasë për të nderuar viktimat. Sic raporton BBC, u shënuan edhe perleshje mes disa qytetareve, të cilët u perpoqën të vendosnin karafila në vendin ku ndodhën shpërthimet dhe policisë turke.

Protestuesit fajësuan qeverinë për dështimin e masave të sigurisë gjatë protestës paqesore në kryeqytetin turk. Kryeministri turk, Ahmet Davutollu tha se ka fakte që tregojnë se sulmi është kryer nga dy kamikazë.

Shpërthimet ndodhen pranë stacionit kryesor të trenit, në kohën kur zhvillohej protesta paqësore, e organizuar nga grupet e majta. Përmes saj u kërkua t’i jepej fund tensioneve dhe dhunës mes separatistëvë kurdë të PKK-së dhe Qeverisë Turke.

Zgjedhjet e përgjithshme në Turqi janë më 1 Nëntor dhe kjo ngjarje mund të ndryshojë dhe kursin e fushatës, e cila për momentin është ndërprerë. Në Gjermani, -ku ndodhet numri më I madh I turqve jashtë vendit-, të paktën 3000 persona dolën në rrugët e Berlinit, Hamburgut, Frankfurtit dhe Shtutgartit, menjeherë pas sulmit në Ankara.

Tv Klan