ISIS ka sa më shumë se 80 operatorë (xhihadistë) në Evropë të gatshëm për të kryer sulme. Ekspertet e shërbimeve të inteligjencës besojnë se Shteti Islamik ka rreth 60-80 operator të vendosur në Europë, të cilët marrin përsipër planifikimin e sulmeve.

Koordinatori holandez kundër terrorizmit, Dick Schoof, në një intervistë për Associated Press, u shpreh se luftëtarët e ISIS janë njoftuar për të qëndruar në Europë, për të përgatitur sulme të reja.

Atyre u është kërkuar që të mos shkojnë në Siri dhe Irak, por të qëndrojnë në Europë dhe të jenë në gatishmëri për sulmet e radhës.

Schoof tha se gjatë gjashtë muajve të fundit numri i “luftëtarëve terroristë të huaj” nuk është rritur, por fakti që ata nuk janë duke udhëtuar “nuk do të thotë se kërcënimi është zvogëluar.”

Sipas Schoof edhe pse Holanda nuk është goditur nga ndonjë sulm i madh nga ekstremistët islamikë, kjo nuk do të thotë se është e përjashtuar.

“ Mundësitë janë të mëdha, duke marrë parasysh sulmet në Belgjikë, Francë dhe Gjermani mund të ndodhë edhe tek ne” tha ai.

Në Irak dhe Siri gjenden mbi 4000 luftëtarë “terroristë” evropianë. Ndërsa numri i persona nga Holanda është nga 190 deri në 350 për një komb prej 17 milionë banorësh.

“Edhe pse mund të duket një numër i ulët unë mendoj se situata është shqetësuese”, tha Schoof, i cili ishte në Nju Jork për të folur në një tryezë të rrumbullakët mbi “kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë.

“Ne përpiqemi për të parandaluar predikuesit e urrejtjes duke mos i dhënë atyre viza”, tha ai./ tvklan.al