RehanaRehana, luftëtarja kurdëve, e famshme për vrasjen me duart e saj të 100 xhihadistëve në Kobani, mund të jetë ekzekutuar prej tyre me prerje koke.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, por ende nuk është konfirmuar nga kurdët e Sirisë. Dyshimet vijnë pas pamjeve në rrjetet sociale, ku militantët e Shtetit Islamik shfaqen me kokën e saj të prerë, në duar.

Nëse konfirmohet, luftëtarja kurde e shndërruar në simbol me foton e saj me dy gishta do të jetë e para femër e ekzekutuar në mënyrë makabre nga xhihadistët.

Metoda ka ngjallur tmerr edhe më parë në rrjetet sociale me videot e ekzekutimit të disa gazetarëve perëndimorë të marrë peng.

Rehana është një prej rreth 10 mijë luftëtarëve të batalionit kurd të vajzave që lufojnë njëlloj si meshkujt në betejën e ashpër për Kobanin. Ato kanë luajtur një rol jo pak të rëndësishëm.

Më herët gjatë muajit, luftëtarja e këtij bataljoni Arin Mirkan u vetëhodh në erë në periferi të Kobanit, gjatë një përplasjeve të armatosura me xhihadistët, duke vrarë 10 prej tyre. Luftëtarët synojnë t’i japin një tjetër imazh femrave të shtypura gjerësisht në shoqërinë islamike të lindjes së mesme dhe më gjerë.

Tv Klan