ISIS ka kërcënuar se do pushtojë Parisin në një të ardhme të afërt në një video që tregon një sulm mbi Kullën Eiffel.

Qyteti francez është përshkruar si “kryeqyteti në rënie” nga xhihadistët, të cilët paralajmërojnë për një rrethim nga militantët dhe një bastisje të papritur nisur nga “tunelet e tokës”.

Terroristët janë parë duke formuar një celulë në një fshat jashtë Parisit.

Videoja tregon një sulm, filmuar në stilin e një video loje duke u kryer në pjesën e poshtme të Kullës Eiffel.

Më parë në video, fjalët e zëdhënësit të vdekur të ISIS Abu Muhammad al-Adnani përsëriten, duke paralajmëruar për sulm në Shtëpinë e Bardhë dhe Big Ben.

Në regjistrim thuhet:

“Ka ardhur koha, duam Parisin para Romës dhe para al-Andalus, pasi do t’i bëjmë jetët tuaja të mjerueshme dhe të bombardojmë Shtëpinë e Bardhë dhe Big Ben dhe Kullën Eiffel”

./tvklan.al