Xhihadistët e ISIS kanë lënë të paktën 150 mina të shpërndara nëpër rrënojat e Palmirës, pasi humbën territorin e qytetit antik, nga forcat siriane.

Deklarata vjen nga një zyrtar i Ushtrisë, që tha se bombat janë të vendosura, si në zonat e banuara, ashtu edhe në zonat historike, ku ndodhen disa prej objekteve antike më të famshme në botë.

Bombat mësohet se u gjetën nga Ushtria Siriane pasi këta të fundit rimorën nën kontroll zonën antike, e njohur si “nusja e shkretëtirës”, të dilën e shkuar, pas tre javësh luftime intensive kundër ISIS, që e kishte marë zonën nën kontroll në Maj të 2015 – ës.

palmira

Shteti Islamik shkatërroi disa prej artifakteve më të çmuara të Palmirës, përfshirë vendin arkeologjik 2 mijë vjeçar, i njohur si Harku i Triumfit, një monument që datonte që në kohën e Perandorisë Romake.

Grupi terrorist shkatërroi gjithashtu qendrën e besimtarëve, Tempullin e Bel dhe Tempullin e Baashamin.

Disa rrënoja të tjera si Agora dhe Teatri Romak, mbetën gjithashtu të shkatërruara nga duart e terroristëve.

ISIS është përgjegjës për shkatërrimin e të gjashtë vendeve në Siri, që ishin pjesë e trashëgimisë botërore të Unescos dhe Palmira është një prej tyre. /tvklan.al