CNN – ISIS mund të ketë ndërmarrë disa sulme terroriste nëpër Europë gjatë muajve të fundit, por në bazat e tij në Siri dhe Irak, po pëson disfata të njëpasnjëshme.

Të hënën, forcat besnike siriane të Presidentit Bashar al – Assad rimorën kontrollin mbi qytetin antik Palmira. Javën e shkuar, SHBA ekzekutoi numrin 2 të organizatës, Abd al – Rahman Mustafa al – Qaduli, të cilin Pentagoni e quante “Ministrin e Financave” të ISIS dhe kjo ishte një prej përpjekjeve për të shkatërruan rrjetin financiar të grupit.

Gjatë muajve të fundit, koalicioni kundër ISIS i udhëhequr nga SHBA, sipas Pentagonit, ka vrarë më shumë së 10 mijë luftëtarë dhe 20 udhëheqës, përfshirë al – Qaduli.

Në total, SHBA përllogarit se ISIS ka humbur 40 përqind të territorit të tij në Siri dhe Irak, ashtu sikurse edhe të disa territore në vende të tjera. Një ndër humbjet më domethënëse mund të konsiderohet rimarja nën kontroll nga forcat irakene të qytetit të Ramadit.

Pentagoni, prej kohësh po përpiqet që të zhvendosë vëmendjen tek humbjet e grupit, që zyrtarët besojnë se janë të konsiderueshme.

Këta të fundit shprehen se po presin momentin e duhura për të sulmuar dhe po shohin se kjo teknikë po jep rezultat.

Por, mos ndoshta ky moment anti – ISIS në Lindjen e Mesme, po e nxit grupin që të ndërmarrë më shumë sulme terroriste në Europë, të ngjashme me atë të së martës së shkuar në Bruksel? Mos ndoshta grupi, në përpjekje për të hequr vëmendjen nga humbja e territoreve të tij dhe lidershipit, po përpiqet që të tregojë se ka mundësinë të shkaktojë sa më shumë dhimbje dhe është më i rrezikshëm se kurrë për Perëndimin?

“Padyshim që ISIS ka pësuar humbje dhe ka shtuar përdorimin e taktikave si sulmet vetëvasëse, në mënyrë që t’i zhvendosë forcat nga fronti”

, shprehet Harleen Gambhir, analiste e anti – terrorizmit në Institutin e Studimit mbi Luftën.

“Por të lidhurit sulmet terroriste në Bruksel me humbjen në fushëbetejë të ISIS, nuk bën shumë sens”

, shprehet ajo, duke theksuar se ISIS, ka vite që përpiqet të ekzekutojë një fushatë globale dhe sulmet e jashtme janë një pikë kyçe e ideologjisë së grupit.

Disa prej zonave ku ISIS është dorëzuar, sipas Gambhir, janë lëvizje taktike, pasi grupi ka zgjedhur që të lëshojë territore përballë humbjes së mundshme të luftëtarëve të rëndësishëm për ISIS.

map

Megjithatë, fakti se dy sulme të përmasave të mëdha si ai i Parisit dhe Brukselit kanë ndodhur gjatë kohës që koalicioni kundër ISIS po rimer territore, dikur të konsideruara si pjesë e “kalifatit” të grupit, është një e dhënë domethënëse sipas Nick Heras, një ekspert i Qendrës së Re për Sigurinë Amerikane.

“ISIS e konsideron veten si një shtet me fuqi, i aftë për të mposhtur armiqtë e tij dhe për të zotëruar sjelljet e tyre dhe sulmet e jashtme në Europë, janë në funksion të kësaj”,

shprehet Heras, duke theksuar se grupi është i ndërgjegjshëm se ndërmarrja e sulmeve të tilla në Perëndim, do të çojë në përgjigje më të ashpër të SHBA –vë në Irak e Siri.

“Perëndimi duhet të jetë i ndërgjegjshëm për faktin se ISIS ka zhviluar një strategji kontigjentësh për të autorizuar edhe më shumë sulme brenda Europës, edhe në rastet se i ashtu quajturi “kalifati” i tyre në Siri dhe Irak rrëzohet. Edhe në rastin që ditët e tyre në pseudo – shtetin e krijuar në Lindjen e Mesme të shkojnë drejt fundit, ata do të përpiqen të dënojnë shtetet Perëndimore për këtë”.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA fillimisht ndërmori sulme ajrore. Por kohët e fundit i ka zgjeruar sulmet në terren, duke kapur rob dhe vrarë operativë të ISIS.

Përpara sulmeve në Bruksel, javën e shkuar, Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Ash Carter dekaroi se do të përshkallëzonin përpjekjet për të shkatërruar grupin ekstremist dhe kalifatin e tyre, duke ndërmarë sulme të ndryshme.

Sulmet ajrore u përballën me kritika, sepse u konsideruan si jo të mjaftueshme për të zmadhuar trajektoren e sulmeve kundër ISIS.

Një analist ushtarak i Institutit të Studimit të Luftës e quajti fushatën ajrore taktikisht spektakolare, por strategjikisht të pa dobishme, duke theksuar se sulme të tilla mund të kenë impakt nëse ISIS do të ndiqte strukturat e një organizate strikte, por kjo i jep më shumë fuqi pikave kyçe në terren.

Megjithatë sipas Heras, të paturit si objektiv udhëheqës të ISIS nuk ka si qëllin kolapsin e menjëhershëm apo direkt të organizatës.

Teksa lidershipi lokal, i pozicionuar në vende si Iraku dhe Siria mund të rigjenerohet dhe të vazhdojë të operojë në terren, Heras thotë se aftësia e grupit për të ndërmarrë sulme terroriste të përmasave të mëdha jashtë vendit, nuk limitohet tek udhëheqësit, pasi sulmet në Perëndim kërkojnë një rrjet dhe koordinim më të madh dhe më të sofistikuar.

CNN/tvklan.al